• Wednesday, 11 March 2026

Më ftohtë këtë mëngjes në Berovë minus 6, sot temperaturat deri në 20 gradë

Më ftohtë këtë mëngjes në Berovë minus 6, sot temperaturat deri në 20 gradë

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Mëngjesi më i ftohtë ishte në Berovë, ku u matën minus 6 gradë. Në Manastir u matën minus tre gradë, ndërsa në Shkup-Petrovec minus 2. Temperaturat sot pritet të arrijnë 20 gradë.

Në Kriva Pallankë, Pretor, Strumicë, Hanet e Mavrovës, Kodrën e Diellit është matur minus 1 gradë, në Tetovë, Prilep, Veles, Demir Kapi, Gjevgjeli zero gradë, Shkup-Zajçev Rid, Kumanovë, Krushevë një gradë dhe dy gradë në Shtip, Ohër, Kavadar.

Në Kodrën e Diellit është matur shtresë e dëborës prej 63 centimetra.

Moti sot do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me pak vranësira lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga jugu. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin nga 14 deri në 20 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja. Temperatura maksimale do të arrijë 19 gradë. sa/

Foto: MIA arkivi