• Thursday, 12 March 2026

Takim i ministrit Hoxha me përfaqësues të BERZH-it: Thellimi i partneritetit për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra

Takim i ministrit Hoxha me përfaqësues të BERZH-it: Thellimi i partneritetit për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim pune me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Elena Gordeva, drejtoreshë dhe shefe e Sektorit të Infrastrukturës për Evropën me seli në Londër, dhe Fatih Turkmenoglu, drejtues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut. 

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ministrisë dhe BERZH-it, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij. Përfaqësuesja e BERZH-it shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus në modernizimin e infrastrukturës, tranzicionin e gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor. 

Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit me BERZH-in në realizimin e projekteve kyçe mjedisore në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se mbështetja nga institucionet financiare ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për përshpejtimin e reformave dhe për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore për sfidat mjedisore.