• Thursday, 12 March 2026

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë të gjitha inciativat me të cilat konstetohet kushtetutshmëria e ndryshimeve ligjore në Ligjin për Kundërvajtje për sistemin "Qytet i sigurt"

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë të gjitha inciativat me të cilat konstetohet kushtetutshmëria e ndryshimeve ligjore në Ligjin për Kundërvajtje për sistemin

Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë të gjitha iniciativat në seancën e 7-të të sotme që sfidonin kushtetutshmërinë e ndryshimeve ligjore në Ligjin për Kundërvajtjet për sistemin "Qytet i Sigurt". 

Gjyqtarët kushtetues vendosën që ndryshimet në Ligjin për Kundërvajtje nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe hodhën poshtë iniciativat e parashtruara nga dy krahët e Aleancës për Shqiptarët, të udhëhequr nga Zijadin Sela dhe nga Arben Taravari, dhe nga studenti Ili Paçuku, të cilët kërkuan nga Gjykata Kushtetuese t'i shfuqizoj dispozitat "e kontestuara".

Para Gjykatës Kushtetuese është ende një lëndë tjetër në të cilën ka dispozita nga Kodi Penal që lidhen me "Qytetin e Sigurt", të cilat, ndër të tjera, përfshijnë sekuestrimin e automjeteve, siç janë nenet 297 dhe 300 b.

Gjykata Kushtetuese, në seancën e sotme, gjithashtu, vendosi të ndërpresë procedurën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin e Ligjit për pagat e gjyqtarëve të vitit 2024, të iniciuar në dhjetor të vitit të kaluar, për shkak se ato ndryshime nuk janë më në rendin juridik, ndërsa me iniciativën e saj i inicioi ndryshimet e reja nga shkurti i këtij viti. rq/

Foto: arkivi i MIA-s