Mickoski: Qeveria mbetet e fokusuar në nevojat reale të qytetarëve dhe të shtetit, deklaratat e LSDM-së për migrantët janë difuze
- Në deklaratat e mia të fundit përpiqem të mos i komentoj deklaratat që vijnë nga LSDM-ja, sepse janë deklarata turbulente, difuze dhe pa ndonjë domethënie reale. Domethënia e vetme e tyre është që, përmes krijimit të një perceptimi të rremë dhe shpërndarjes së dezinformatave, të përpiqen të dëmtojnë punën e Qeverisë, pasi deklaratat e tyre asnjëherë nuk janë konstruktive. Përkundrazi, ato më së shpeshti janë të mbushura me gënjeshtra dhe konstruksione, që në marrëdhëniet me publikun do të thotë përpjekje për t’i shkaktuar dëm një qeverie që përballet me krizë dhe sfida.
- Post By Ramize Qamili
- 16:34, 11 March, 2026
Shkup, 11 mars 2026 (MIA) - Në deklaratat e mia të fundit përpiqem të mos i komentoj deklaratat që vijnë nga LSDM-ja, sepse janë deklarata turbulente, difuze dhe pa ndonjë domethënie reale. Domethënia e vetme e tyre është që, përmes krijimit të një perceptimi të rremë dhe shpërndarjes së dezinformatave, të përpiqen të dëmtojnë punën e Qeverisë, pasi deklaratat e tyre asnjëherë nuk janë konstruktive. Përkundrazi, ato më së shpeshti janë të mbushura me gënjeshtra dhe konstruksione, që në marrëdhëniet me publikun do të thotë përpjekje për t’i shkaktuar dëm një qeverie që përballet me krizë dhe sfida.
Siç thekson Mickoski, Qeveria mbetet e fokusuar në nevojat reale të qytetarëve dhe shtetit.
Në rregull, ata kanë zgjedhur një strategji të tillë – por ajo është një strategji e rreme dhe e gabuar. Megjithatë, do t’i referohem asaj thënies së njohur të Napoleonit, e cila thotë: ‘Ndoshta nuk duhet ta ndihmosh kundërshtarin kur ai gabon’. Kështu që ne mbetemi të fokusuar në atë që paraqet nevojë reale е qytetarëve dhe prioritetin e qytetarëve dhe të shtetit. Ne jemi Qeveri serioze. Qeveri që përpiqet t’i anticipojë sfidat. Nëse dikur gjunjëzoheshim gjatë krizës së KOVID-it për pesë mijë vaksina, sot ne ndihmojmë shtetet fqinje në kohë krize, kur nevojiten agregate për prodhimin e energjisë elektrike, kur duhet të transportohen qytetarë të shteteve fqinje nga zonat e veprimeve ushtarake, ta bëjmë këtë. Madje, resurset tona janë vënë në dispozicion të qytetarëve të vendeve fqinje që të furnizohen me karburant me çmim më të ulët. Kështu që tani po shohim një Maqedoni ndryshe nga ajo që ishte e plaçkitur, e poshtëruar dhe e gjunjëzuar disa vite më parë gjatë qeverisjes së LSDM-së dhe BDI-së. Ata patën mundësinë e tyre, por e humbën atë. Prandaj do t’u duhet shumë kohë në opozitë që ta kuptojnë se kanë gabuar". rq/
Foto: MIA