• Thursday, 12 March 2026

Tranzicioni energjetik po përshpejtohet: Takimi i Bozhinovskës me drejtorin e Komunitetit energjetik, Lorkovski

Tranzicioni energjetik po përshpejtohet: Takimi i Bozhinovskës me drejtorin e Komunitetit energjetik, Lorkovski

Shkup, 11 mars 2026 (MIA)- Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një takim pune me Artur Lorkovski, Drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, organizata rajonale që lidh tregun e energjisë së Bashkimit Evropian me vendet e Evropës Juglindore dhe monitoron zbatimin e legjislacionit evropian të energjisë.

Në takim morën pjesë edhe Zoran Gjorgjievski, drejtor i Operatorit Kombëtar të Tregut të Energjisë Elektrike – "MEMO DOOEL", Shkup dhe Aleksandar Paunoski, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i SHA MEPSO , të cilët diskutuan për hapat kryesorë të reformave në sektorin e energjisë dhe progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e harmonizimit me politikat evropiane të energjisë.

Fokusi i bisedimeve ishin:

- përparimi i shtetit në reformat në sektorin elektroenegjetik,

- forcimi i stabilitetit energjetik dhe sigurisë së furnizimit,

- integrimi i tregut kombëtar me tregjet rajonale dhe evropiane të energjisë,

- përshpejtimi i proceseve të dekarbonizimit dhe rritja e pjesës së burimeve të ripërtrishme të energjisë.

Në takim u prezentua edhe realizimi i projekteve aktuale energjetike në fusha të ndryshme, duke u theksuar përkushtimi i vendit për përshpejtimin e procseve reformuese në sektorin e energjisë.

Ministrja Bozhinovska theksoi se tranzicioni energjetik dhe modernizimi i sistemit janë prioritete strategjike, me Maqedoninë e Veriut që punon në mënyrë aktive për të krijuar një sistem energjetik stabil, konkurrues dhe të qëndrueshëm.

„Qëllimi ynë është i qartë – një sistem energjetik që siguron stabilitet, siguri dhe qëndrueshmëri afatgjatë. Reformat që po zbatojmë nuk janë vetëm obligim ndaj agjendës evropiane, por investim në pavarësinë energjetike dhe në të ardhmen ekonomike të vendit", theksoi ministrja Bozhinovska.

Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Lorkovski theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave dhe thellimit të bashkëpunimit rajonal, si parakushte kyçe për integrimin e plotë të vendeve të rajonit në tregun evropian të energjisë.

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale mbetet e përkushtuar për të siguruar stabilitet, zhvillim dhe konkurrencë në sektorin energjetik të Maqedonisë, me një drejtim të qartë drejt pavarësisë më të madhe energjetike, një sistem të qëndrueshëm dhe një tranzicioni të gjelbër, në përputhje me standardet dhe politikat evropiane.

 

​​