• Saturday, 11 January 2025

Në disa pjesë të Gjermanisë komunikacioni hekurudhor është ndërprerë për shkak të vërshimeve

Në disa pjesë të Gjermanisë komunikacioni hekurudhor është ndërprerë për shkak të vërshimeve

Berlin, 3 qershor 2024 (MIA) - Komunikacioni hekurudhor mes Berlinit dhe Mynihut, si dhe mes Shtutgartit dhe Frankfurtit është ndërprerë për shkak të vërshimeve që e goditën Gjermaninë, njoftoi kompania Dojçe ban.

Kompania u bëri thirrje qytetarëve që t'i anulojnë të gjitha udhëtimet e parëndësishme. 

Në zonën jugperëndimore Shvarcvald-Baar janë aktive disa rrëshqitje dheu, ndërsa në qytetin Milhauzen disa persona janë shpëtuar nga uji ku lartësia arriti në 1.8 metra.

Në rrethinën e Shtutgartit, në qarqet Rems-Mur dhe Ludvigsburg, për shkak të vërshimeve janë mbyllur kopshtet dhe shkollat. 

Një zjarrfikës e ka humbur jetën gjatë natës gjatë një operacioni shpëtimi nga përmbytjet në qytetin e Fafenhofen an der Ilm, në Bavarinë e Epërme, kur u përmbys anija në të cilën ndodhej me tre kolegë. qa/

Foto: EPA