Zaharova: Zelenski u tregua si një përbindësh gjakatar
- Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, sot deklaroi se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, është treguar si një "përbindësh gjakatar".
Moskë, 10 janar 2025 (MIA) - Zëdhënësja e Ministrisë ruse të Punëve të Jashtme, Marija Zaharova, sot deklaroi se presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, është treguar si një "përbindësh gjakatar".
"Volodimir Zelenski, i cili paralajmëroi se dëshiron të dërgojë personel ushtarak të huaj në Ukrainë, u tregua si një përbindësh gjakatar, sepse pasi i ka shkatërruar tashmë qytetarët e tij, tani planifikon të shkatërrojë edhe të huajt", deklaroi Zaharova për mediat ruse.
Mediat ruse kujtojnë se Zelenski paraprakisht dje, në një takim të grupit Ramshtajn, ka folur për dërgimin e personelit ushtarak të huaj në Ukrainë edhe para përfundimit të konfliktit.
"Ai thjesht i shkatërroi qytetarët e tij, tani është radha e tij të shkatërrojë edhe ata që i konsideron aleatë të tij. Me sa duket e konsideron veten një lloj mesia, por doli të ishte një përbindësh gjakatar", tha Zaharova.
Foto: Arkivi i MIA-s