Fon der Lajeni ende nuk ka marrë ftesë për inaugurimin e Trampit
- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni ende nuk ka marrë ftesë për inaugurimin e presidentit të posazgjedhur amerikan, Donald Tramp, më 20 janar, deklaroi sot zëdhënësja e saj Pola Pinjo.
Bruksel, 10 janar 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajeni ende nuk ka marrë ftesë për inaugurimin e presidentit të posazgjedhur amerikan, Donald Tramp, më 20 janar, deklaroi sot zëdhënësja e saj Pola Pinjo.
"Nëse merr ftesë, do të shohim, por për momentin nuk ka plane (që të marrë pjesë në inaugurim)", tha Pinjo.
Liderët e huaj tradicionalisht nuk marrin pjesë në inaugurimin e presidentëve amerikanë për arsye sigurie, por ata përfaqësojnë zyrtarët më të lartë në ceremoni.
Ftesat, mes tjerash, i kanë marrë edhe presidenti kinez Si Xhinping, ish-presidenti brazilian Zhair Bolsonaro, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu dhe kryeministrja italiane Xhorxha Meloni.
Foto: Arkivi i MIA-s