Shmihal: Ukraina nuk planifikon të lidhë asnjë marrëveshje për transitin e gazit rus, do të fokusohet në prodhimin e tij
- Ukraina nuk planifikon të nënshkruajë asnjë marrëveshje për vazhdimin e transitit të gazit rus, por në vend të kësaj do të fokusohet në rritjen e prodhimit të gazit në më shumë se 20 miliardë metra kub në vitet e ardhshme, tha sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
- Post By Sara Ademi
- 15:59, 10 January, 2025
Kiev, 10 janar 2024 (MIA) - Ukraina nuk planifikon të nënshkruajë asnjë marrëveshje për vazhdimin e transitit të gazit rus, por në vend të kësaj do të fokusohet në rritjen e prodhimit të gazit në më shumë se 20 miliardë metra kub në vitet e ardhshme, tha sot kryeministri ukrainas Denis Shmihal.
"Ne nuk planifikuam dhe nuk planifikojmë të nënshkruajmë asnjë marrëveshje për vazhdimin e transitit të gazit rus. Në të njëjtën kohë, do të vazhdojmë t'i plotësojmë obligimet tona nga Marrëveshja për asocim dhe duam të mbesim partner i sigurtë për aleatët tanë evropian", tha ai në fjalimin për deputetët e Radës Supreme.
Shmihal theksoi se funksionimi i sistemit ukrainas për transport të gazit, i cili tani punon nën kushte zero të transitit, mbetet element i rëndësishëm i qëndrueshmërisë energjetike.
"Një nga detyrat prioritare për këtë vit do të jetë rritja plotësuese e prodhimit të gazit, si dhe investime në vendzbulimet perspektive ukrainase. Bruto prodhimi i gazit në vitin 2024 u rrit në krahasim me vitin 2023 për 2,2 për qind - në më shumë se 19 miliardë metra kub metra naftë ukrainase. Qëllimi strategjik është të rritet prodhimi i më shumë se 20 miliardë metra kub në vitet e ardhshme", tha Shmihal.
Ai shtoi se qeveria ukrainase i ka dhënë detyrë Ministrisë për Energjetikë dhe "Naftogaz"-it të kushtojnë vëmendje të veçantë në zhvillimin e konceptit "Ukraina është e sigurt për gazin në Evropë". sa/
Foto: Arkivi i MIA-s