Forcat izraelite goditën termocentralin në Sana
- Forcat izraelite kanë goditur sot termocentralin Heziaz në Sana, raportojnë mediat jemenase të afërta me grupin militant Huthët.
Sana, 10 janar 2025 (MIA) - Forcat izraelite kanë goditur sot termocentralin Heziaz në Sana, raportojnë mediat jemenase të afërta me grupin militant Huthët.
Firma britanike e sigurisë "Ambri" bëri të ditur paraprakisht sot se kishte marrë raporte për sulme ajrore në zonat e Jemenit të kontrolluara nga Huthët, duke përfshirë portin Ras Isa, i cili është terminali kryesor i eksportit të naftës në Jemen, raportojnë mediat britanike.
Tani për tani nuk ka informacione për të lënduar apo dëm material.
Huthët vazhdimisht e sulmojnë Izraelin me dronë dhe raketa dhe, që nga nëntori i vitit 2023, kanë kryer sulme ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat afër Jemenit, në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu muajin e kaluar deklaroi se Izraeli kishte filluar një fushatë ushtarake kundër Huthëve.
Foto: Arkivi i MIA-s