• Saturday, 11 January 2025

Lanset: Numri i rasteve të vdekjes mes palestinezëve në luftë është nënvlerësuar për rreth 40 për qind

Lanset: Numri i rasteve të vdekjes mes palestinezëve në luftë është nënvlerësuar për rreth 40 për qind

Londër, 10 janar 2025 (MIA) - Revista shkencore "Lanset" publikoi se numri i të vrarëve mes palestinezëve në luftën mes Izraelit dhe Hamasit në nëntë muajt e parë të luftës me siguri është nënvlerësuar për rreth 40 për qind, sepse është shkatërruar infrastruktura shëndetësore në Rripin e Gazës. 

Vlerësimet e akademikëve nga Shkolla londineze për higjienë dhe mjekësi. Universiteti Jeil dhe institucione të tjera tregojnë për 64.260 raste të vdekjes nga plagë traumatike mes tetorit të vitit 2023 dhe fundit të qershorit të vitit 2024, që është për rreth 41 për qind më lartë nga shifra zyrtare e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Në hulumtim theksom se 59,1 për qind e viktikmave janë gra, fëmijë dhe njerëz të moshës mbi 65 vjeç, por nuk është dhënë vlerësim për numrin e burrave të vrarë.

Sipas autoriteteve palestineze, më shumë se 46.000 njerëz janë vrarë në luftën në Gaza, e cila para luftës kishte 2,1 milionë banorë.

Hulumtimi regjistron se kapaciteti i Ministrisë palestineze të Shëndetësisë për të mbajtur të dhënat elektronike të vdekjeve ishte më parë i besueshëm, por se ai ka rënë gjatë fushatës ushtarake izraelite, e cila ka përfshirë sulme në spitale dhe objekte të tjera shëndetësore, si dhe ndërprerje të komunikimit digjital.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e spitaleve në Rripin e Gazës si mbulesë për operacionet e tij, një akuzë që grupi militant e mohon. mb/

Foto: MIA