DPA: Fon der Lajen është hospitalizuar një javë
- Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen menjëherë pas Vitit të Ri është hospitalizuar në një spital, ku mbeti rreth një javë, njoftoi DPA duke i'u referuar burimeve në KE.
- Post By Sara Ademi
- 16:19, 10 January, 2025
Bruksel, 10 janar 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen menjëherë pas Vitit të Ri është hospitalizuar në një spital, ku mbeti rreth një javë, njoftoi DPA duke i'u referuar burimeve në KE.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian për "Euraktiv" konfirmoi se Fon der Lajen është hospitalizuar për shkak të pneumonisë rreth një javë, duke shtuar se ajo "nuk ishte në kujdes intensiv".
"Ajo ishte në kontakt të përditshëm me ekipin e saj më Komision. Ajo tani punon nga shtëpia, ndërsa plotësisht po rikuperohet nga kjo sëmundje e rëndë", tha zëdhënësi për "Euraktiv".
Paraprakisht, këtë javë zëdhënësja kryesore e Komisionit Evropian, Paula Pinjo njoftoi se Fon der Lajen vuan nga pneumonia, por është në trajtim shtëpiak dhe ende i kryen obligimet e saj. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s