Mijëra rumunë protestuan për shkak të anulimit të zgjedhjeve presidenciale
- Mijëra rumunë protestuan sot para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese kundër anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor, në të cilat fitoi një kandidat prorus pak i njohur.
- Post By Sara Ademi
- 17:05, 10 January, 2025
Bukuresht, 10 janar 2024 (MIA) - Mijëra rumunë protestuan sot para ndërtesës së Gjykatës Kushtetuese kundër anulimit të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në dhjetor, në të cilat fitoi një kandidat prorus pak i njohur.
Protestat mbahen nga 6 dhjetori kur Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet, dy ditë para raundit të dytë.
Vendimi ishte marrë pasi dokumentet shtetërore treguan se fituesi në raundin e parë Kalin Xhorçesku "kishte interes nga fushata e padrejtë e rrjeteve sociale", me siguri e organizuar nga Rusia. Moska mohon se ka ndërhyrë në zgjedhjet rumune.
Avokati i Xhorxheskut sot dorëzoi kërkesë në Gjykatën kushtetuese për anulimin e vendimit të tij. Rreth 4.000 mbështetës të tij u mblodhën para ndërtesës së gjykatës, duke brohoritur "Duam të votojnë " dhe "Ktheni raundin e dytë".
Koalicioni qeveritar rumun këtë javë u pajtua t'i përsërisë zgjedhjet presidenciale më 4 dhe 18 maj, pothuajse gjashtë muaj pas raundit të parë të anuluar. Deri atëherë, presidenti në shkuarje Klaus Johanis, mandati i të cilit skadoi më 21 dhjetor, do të mbetet në funksion.
Nuk dihet nëse Xhorxheskut, i cili kritikon NATO-n dhe kundërshton mbështetjen e Rumanisë për Ukrainën, do t'i lejohet sërish të kandidohet. sa/
Foto: Iks