Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro u betua për mandatin e tretë radhazi
- Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro sot u betua për mandatin e tretë radhazi, edhe pse rizgjedhja e tij ishte kontestuar nga opozita, e cila shpalli fitore të kandidatit të saj, transmetuan agjencitë botërore.
- Post By Sara Ademi
- 17:16, 10 January, 2025
Karakas, 10 janar 2024 (MIA) - Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro sot u betua për mandatin e tretë radhazi, edhe pse rizgjedhja e tij ishte kontestuar nga opozita, e cila shpalli fitore të kandidatit të saj, transmetuan agjencitë botërore.
"Betohem se ky mandat i ri presidencial do të jetë (mandat) i paqes", i tha Maduro kryetarit të Kuvendit Nacional Horhe Rodrigez.
Presidenti i Venezuelës u betua para parlamentit nën kontroll të partisë qeveritare, një ditë pasi liderja e opozitës politike Marija Maçado ishte arrestuar gjatë protestës.
Kriza politike në Venezuelë u thellua gjatë verës pasi komisioni zgjedhor, besnik i partisë në pushtet, e shpalli Maduron fitues të zgjedhjeve presidenciale më 28 korrik.
Në ndërkohë, opozita arriti t'i mbledhë rezultatet e mbi 80 për qind të makinerive të votimit dhe t'i publikojë në internet, që tregon se kandidati i tij Edmundo Gonzales ka fituar në zgjedhje me dy herë më shumë vota se Maduro. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s