Takime të zëvendës ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë
- Në kuadër të bisedimeve për të a.q. agjendë pozitive dhe në procesin e dialogut politik, zëvendësministrat kompetentë të punëve të jashtme të Greqisë dhe Turqisë sot dhe nesër në Athinë do të mbajnë takime, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:35, 2 December, 2024
Athinë, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Në kuadër të bisedimeve për të a.q. agjendë pozitive dhe në procesin e dialogut politik, zëvendësministrat kompetentë të punëve të jashtme të Greqisë dhe Turqisë sot dhe nesër nëA thinë do të mbajnë takime, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Nga MPJ greke kumtuan se zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kostas Frankojanis dhe kolegu i tij turk, ambasadori mehmet kemal Bozaj, sot do ta mbajnë raundin e shtatë të bisedimeve greko-turke për agjendën pozitive, posaçërisht bashkëpunimin bilateral në disa fusha, ndërsa për nesër është caktuar takimi i tretë nga procesi i dialogut pozitiv mes Ministrive të Punëve të jashtme të Greqisë dhe Turqisë, të cilin e zhvillojnë zëvendës shefja e diplomacisë, Aleksandra Papadopullu dhe ambassadori Bozaj.
Sipas agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, Frankojanis dhe Bozaj do ta kumtojnë edhe fillimin zyrtar të "Hakaton Turqi-Greqi 2024-25", garë mes të rinjve të moshës prej 18 deri 35 vjeç nga të dy vendet, e cila ka për qëllim ta promovojë inovativitetin, bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjelltë, ndërsa tema do të jenë qytetet e mençura.
Gara, siç shkruan ANA-MPA do të prëfundojë nga fundi i shkurtit, faza e fundit do të mbahet në Turqi, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve në Athinë. ab/