• Tuesday, 03 December 2024

BE apelon për armëpushim në Siri

BE apelon për armëpushim në Siri

Bruksel, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Bashkimi Evropian sot shprehu shqetësimin për civilët sirianë dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund luftimeve në Siri.

"Me kujdes po i ndjekim këto zhvillime dhe jemi pafundësisht të shqetësuar për sigurinë dhe egzistencën e civilëve. U bëjmë thirrje të gjitha grupeve të armatosura që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare humanitare në të gjitha rrethanat", theksoi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Politikë të Jashtme, Anuar El Anuni.

Brukseli është i shqetësuar se luftimet në Siri mund të shkaktojnë një valë të re refugjatësh, disa prej të cilëve të arrijnë edhe në BE.

Më 27 nëntor rebelët e udhëhequr nga grupi militant islamik Hajat Tahrir al-Sham kanë shkelur marrëveshjen e depërshkallëzimit dhe sulmuan provincat Alepo, Idlib dhe Hama. Armata siriane iu ktheu sulmin. Komanda e armatës siriane kumtoi se ditët e fundit janë vrarë gjithsej mbi 400 rebelë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s