• Wednesday, 04 December 2024

Peskovi: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një "kërcënim i papranueshëm"" për Rusinë

Peskovi: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një

 Moskë, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Anëtarësimi i Ukrainës në NATO është një kërcënim i papranueshëm për Rusinë, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskovi.

Deklarata e tij erdhi pasi zyrtarët ukrainas, përpara takimit të sotëm të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s në Bruksel, bënë thirrje për anëtarësim "të plotfuqishëm" në NATO si garancia e vetme e sigurisë përballë pushtimit rus. 

 Një vendim i tillë potencial është i papranueshëm për ne, sepse është një ngjarje kërcënuese për ne, theksoi Peskovi.

 Foto: Arkivi i MIA-s