Si-En-En: Avokatët e Trampit po e shfrytëzojnë faljen e Hanterit për ta rrëzuar poshtë aktakuzën ndaj Trampit
- Avokatët e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp po e shfrytëzojnë faljen e presidentit në largim Xho Bajden për djalin e tij Hanter, për të argumentuar se dënimi i Trampit duhet të bie poshtë në gjykatën e Manhatanit në rastin e pagesave sekrete ndaj aktores së pornografisë, Stormi Daniels, njofton Si-En-En.
Uashington, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Avokatët e presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Tramp po e shfrytëzojnë faljen e presidentit në largim Xho Bajden për djalin e tij Hanter, për të argumentuar se dënimi i Trampit duhet të bie poshtë në gjykatën e Manhatanit në rastin e pagesave sekrete ndaj aktores së pornografisë, Stormi Daniels, njofton Si-En-En.
Avokatët e Trampit në një dosje gjyqësore të paraqitur dy ditë më parë, thanë se Bajdeni në tekstin e faljes së Hanterit thekson se ai është "ndjekur në mënyrë të padrejtë" dhe "i trajtuar ndryshe" në gjykatë thjesht sepse ishte djali i tij.
Avokatët Tod Blanç dhe Emil Bouv, të cilët Trampi i ka zgjedhur për postet kryesore në Ministrinë e Drejtësisë në administratën e tij të re, pretendojnë se Bajdeni e ka dënuar ministrinë për ato komente, ndërsa prokurori i Qarkut të Nju Jorkut, Alvin Breg po merret me të njëjtin lloj të "teatrit politik". qa/
Foto: arkivi i MIA-s