• Thursday, 05 December 2024

Është refuzuar kërkesa e vrasësit masiv Brejvik për lirim të parakohshëm nga burgu

Është refuzuar kërkesa e vrasësit masiv Brejvik për lirim të parakohshëm nga burgu

Oslo, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Gjykata norvegjeze sot kumtoi se hodhi poshtë kërkesën e vrasësit masiv Anders Bering Brejvik për lirim të parakohshëm nga burgu, ku ai po vuan dënimin për vrasjen e 77 personave në krimin më të madh në kohën e paqes në këtë vend nordik, njoftuan mediat norvegjeze, duke cituar vendimin.

Më 22 korrik të vitit 2011, neonazisti dhe islamofobi Brejvik me automobil-bombë vrau tetë persona në qendër të Oslos, ndërsa më pas 69 persona të tjerë, kryesisht adoleshentë, në një kamp të të rinjve të Partisë Laburiste në ishullin Utoeja.

Avokati i Brejvik deklaroi se klienti i tij do të parashtrojë ankesë për vendimin.

Në nëntor, gjykata shqyrtoi kërkesën e dytë të Brejvik për lirim me kusht. Gjatë asaj seance, ai tha se sulmi ishte "i nevojshëm".

Ky 45 vjeçar ka vuajtur 13 nga gjithsej 21 vite burg, që ishte dënimi maksimal në kohën e krimeve të tij, i cili mund të zgjatet për aq kohë sa konsiderohet si kërcënim për shoqërinë.

Vrasësi mund të parashtrojë kërkesë për lirim me kusht një vit pas çdo refuzimi. rq/

Foto: EPA