IDF i paralajmëron ushtarët të mos udhëtojnë jashtë vendit për shkak të akuzave për krime lufte
- Armata izraelite ka paralajmëruar rreth 30 ushtarë dhe oficerë të saj që luftuan në Rripin e Gazës që të shmangin udhëtimet jashtë vendit, pasi grupet pro-palestineze ngritën padi kundër tyre për krime të dyshuara lufte, raportojnë mediat izraelite.
Tel Aviv, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Armata izraelite ka paralajmëruar rreth 30 ushtarë dhe oficerë të saj që luftuan në Rripin e Gazës që të shmangin udhëtimet jashtë vendit, pasi grupet pro-palestineze ngritën padi kundër tyre për krime të dyshuara lufte, raportojnë mediat izraelite.
Të paktën tetë prej tyre, përfshirë edhe ushtarë që kanë udhëtuar në Qipro, Slloveni dhe Holandë, janë paralajmëruar të largohen menjëherë nga ato vende nga frika se mund të arrestohen apo merren në pyetje, transmeton portali Inet.
Ushtria izraelite aktualisht nuk i ndalon ushtarët të udhëtojnë jashtë vendit, por bën një "vlerësim të rrezikut" për ata që kanë shërbyer në Gazë përpara se të miratohet kërkesa e tyre, thuhet në raport.