• Wednesday, 04 December 2024

Pentagoni: Armata amerikane kreu sulm në vetëmbrojtje në Sirinë Lindore

Pentagoni: Armata amerikane kreu sulm në vetëmbrojtje në Sirinë Lindore

Uashington, 4 dhjetor 2024 (MIA) - Armata amerikane ka kryer sulm në vetëmbrojtje në Sirinë Lindore, njoftoi dje Pentagoni, duke theksuar se kjo nuk lidhet me përparimin aktual të rebelëve.

Zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral-majori, Pet Rajder deklaroi se ushtria amerikane ka kryer sulm në vetëmbrojtje me raketa dhe tank T-64, pasi raketat u gjuajtën ndaj trupave amerikane në pozicionin e Eufratit.

Gjenerali Rajder theksoi se në aksionin për vetëmbrojtje me sukses janë eliminuar kërcënimet e menjëhershme ndaj trupave amerikane dhe se ushtria për momentin po heton se kush i sulmoi forcat amerikane.

Ai shtoi se forcat të mbështetura nga Irani më herët kanë kryer sulme në atë zonë.

Në Siri janë vendosur rreth 900 ushtarë amerikanë të cilët janë të fokusuar në luftën kundër militantëve të Shtetit islamik. qa/

Foto: arkivi i MIA-s