• Wednesday, 04 December 2024

ZA: Bajden kërkon nga Kongresi 24 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

ZA: Bajden kërkon nga Kongresi 24 miliardë dollarë shtesë ndihmë për Ukrainën

Uashington, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden ka kërkuar nga Kongresi 24 miliardë dollarë shtesë për mbështetje të Ukrainës dhe për plotësimin e rezervave të armëve të SHBA-së, deklaruan për Zërin e Amerikës dy përfaqësues amerikanë, ndërsa administrata të hënën ka vazhduar me pakot e reja të ndihmës nga mjetet e fundit të miratuara nga Kongresi për Kievin para se Bajden ta lë funksionin më 20 janar.

Persona zyrtarë që e kanë parë kërkesën e administratës, nën kushtin që të mbeten anonim që të bisedojnë për detajet, deklaruan për Zërin e Amerikës, se mbështetja e re do të përfshijjë 160 milirdë dollarë për ripërtëritjen e armës amerikane në kuadër të autorizimit për tërheqje të presidentit (PDA) në Pentagon, së bashku me 8 miliardë dollarë për prodhimin e armëve sipas Nismës për ndihmë mbrojtëse të Ukrainës, e cila fokusohet në sigurimin e nevojave mbrojtëse afatgjate të Kievit.

"Ky financim jo vetëm që mbështet luftën e Ukrainës për sovranitetin e saj dhe degradon aftësitë ushtarake ruse, por gjithashtu forcon gatishmërinë ushtarake të SHBA-së duke modernizuar sistemet tona të armëve dhe duke bërë investime të drejtpërdrejta në bazën tonë industriale të mbrojtjes", deklaroi për Zërin e Amerikës mbrëmë një përfaqësues i mbrojtjen amerikane.mb/

Foto: MIA