Starmer e hodhi poshtë idenë se Mbretëria e bashkuar duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së
- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, në fjalimin e tij në darkën e prefektit të Londrës, e hodhi poshtë idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së. Ai theksoi se në interes kombëtar është të bashkëpunojë me të dy palët.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:20, 3 December, 2024
Londër, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Britanisë së Madhe, Kir Starmer, në fjalimin e tij në darkën e prefektit të Londrës, e hodhi poshtë idenë se Mbretëria e Bashkuar duhet të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së. Ai theksoi se në interes kombëtar është të bashkëpunojë me të dy palët.
Starmer theksoi se Britania nuk do t'ia kthejë shpinën aleancës me SHBA-në, edhe përkundër sfidave që mund t'i sjellë mandati i presidentit të sapozgjehdur Donald Tramp, por edhe se do të vazhdojë t'i përforcojë marrëdhëniet me BE-në, partnerin më të madh tregtar, pas problemeve të shkaktuara nga Brekziti, shkruan Gardian.
Ai tha se anulimi i zgjedhjes mes aleatëve amerikanë dhe evropianë është "i gabuar" dhe theksoi se qeveria britanike duhet të vazhdojë të bashkëpunojë me të dyja palët, me qëllim "që të ketë siguri kombëtare dhe prosperitet". ab/
Foto: ЕPА