• Tuesday, 03 December 2024

Zelenski në takimin me Sholcin: Ukrainës i nevojiten më shumë sisteme për mbrojtje kundërajrore

Zelenski në takimin me Sholcin: Ukrainës i nevojiten më shumë sisteme për mbrojtje kundërajrore

Kiev, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Ukrainës i nevojiten më shumë sisteme për mbrojtje kundërajrore që të mbrohen objektet e rëndësishme nga sulmet raketore ruse, deklaroi sot presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski.

"Mendojmë si të mbrojmë rreth njëzet objekte speciale, thjeshtë nuk ka sisteme të mjaftueshme për mbrojtje kundërajrore, nga sulmet e shumta raketore", tha Zelenski në konferencë për shtyp, që e ka mbajtur me kancelarin gjerman, Olaf Sholc në Kiev.

SHolc tha se Gjermania vitin e ardhshëm do t'i dërgojë sisteme shtesë për mbrojtje kundërajrore Ukrainës dhe shtoi se udhëtimi i tij në Kiev e tregon përkrahjen e padyshimtë të vendit të tij për Ukrainën. bsh/

Foto: MIA arkiv