Në një sulm izraelit është vrarë një pjesëtar i Hezbollahut, përgjegjës për lidhje me ushtrinë siriane
- – Në një sulm ajror izraelit ndaj një automobili në afërsi të kryeqytetit sirian Damask sot është vrarë Salman Xhuma, pjesëtar i lartë i Hezbollahut përgjegjës për lidhje me armatën siriane.
- Post By Fitore Curri
- 20:38, 3 December, 2024
Tel Aviv, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Në një sulm ajror izraelit ndaj një automobili në afërsi të kryeqytetit sirian Damask sot është vrarë Salman Xhuma, pjesëtar i lartë i Hezbollahut përgjegjës për lidhje me armatën siriane.
Sipas Forcave Izraelite të Mbrojtjes (IDF) Salman Nemer Xhama ishte në Siri dhe ka punuar si pjesëtar i Hezbollahut në forcat e armatosura siriane.
Izraeli e akuzoi Sirinë se po i fuqizon forcat e Hezbollahut, duke lejuar grupin militant me seli në Liban të bëjë kontrabandë me armë përgjatë vendit.
Hezbollahu gjatë disa viteve luftonte në terrenin e Sirisë si mbështetje e presidentit sirian Bashar al Asad.
IDF njoftoi se Xhama është vrarë në sulm. Hezbollahu publikisht nuk e konfirmoi vdekjen e tij. fc/
Fotografia: Arkivi