• Wednesday, 04 December 2024

Presidenti koreanojugor tha se do ta shfuqizojë gjendjen e luftës

Presidenti koreanojugor tha se do ta shfuqizojë gjendjen e luftës

Seul, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk Jeol tha se do ta shfuqizojë gjendjen e luftës disa orë pasi parlamenti i vendit votoi për bllokimin e kësaj mase.

Jun paraprakisht njoftoi se shpall gjendje lufte, gjë që e zemëroi parlamentin, duke përfshirë edhe anëtarët e partisë së tij. 

Deputetët pastaj u nisën drejt ndërtesës së parlamentit që të votojnë kundër kësaj mase, pas çka i bënë thirrje presidentit që zyrtarisht ta shfuqizojë.  

Partia politike e Jun i bëri thirrje që të heqë dorë nga përpjekjet për shpalljen e gjendjes së luftës në Korenë e Jugut. Është arritur konsensus kundër përpjekjeve gjatë takimit të Partisë së Forcës Popullore, pasi deputetët në Kuvendin Kombëtar votuan për bllokimin e këtij veprimi.  

Partia i bëri thirrje presidentit Jun “ta pranojë rezolutën e Kuvendit Kombëtar kundër gjendjes së luftës dhe ta shfuqizojë me kohë”. fc/ 

Fotografia: EPA