Sibiha kërkoi nga NATO edhe 20 sisteme për mbrojtje kundërajrore
- – Ukraina kërkoi nga NATO dërgesë të edhe 20 sistemeve për mbrojtje kundërajrore për shkak të mbrojtjes më të mirë nga sulmet ajrore ruse, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, informon DPA.
- Post By Fitore Curri
- 17:14, 3 December, 2024
Bruksel, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Ukraina kërkoi nga NATO dërgesë të edhe 20 sistemeve për mbrojtje kundërajrore për shkak të mbrojtjes më të mirë nga sulmet ajrore ruse, deklaroi sot ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha, informon DPA.
“Sistemi energjetik ukrainas duhet të jetë më mirë i mbrojtur këtë dimër”, tha Sibiha në takimin e shefave të diplomacive të NATO-s në Bruksel.
“Ukraina kërkon furnizim urgjent me edhe 20 sisteme për mbrojtje kundërajrore, si ‘Hawk’, NASAMS dhe Iris-T, që të shmang errësirën”, tha Sibiha.
Në muajt e fundit, Rusia sulmet ajrore i shfrytëzon për të çaktivizuar ose dëmtuar shumë termocentraleve dhe trafostacione ukrainase, përkujtoi DPA. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s