Ushtria njoftoi se gjendja e luftës në Korenë e Jugut do të mbetet në fuqi derisa nuk hiqet nga presidenti
- – Ushtria koreanojugore njoftoi se do ta mbajë gjendjen e luftës derisa nuk e heq presidenti Jun Suk Jeol, edhe krahas asaj që parlamenti kombëtar votoi kundër zbatimit të dekretit.
- Post By Fitore Curri
- 20:54, 3 December, 2024
Seul, 3 dhjetor 2024 (MIA) – Ushtria koreanojugore njoftoi se do ta mbajë gjendjen e luftës derisa nuk e heq presidenti Jun Suk Jeol, edhe krahas asaj që parlamenti kombëtar votoi kundër zbatimit të dekretit.
Kjo vijoi pas trazirave mes protestuesve dhe forcave të sigurisë të cilët bënë përpjekje që ta barrikadojnë Kuvendin Kombëtar.
Kryetari i Kuvendit Kombëtar të Koresë së Jugut paraprakisht njoftoi se ushtarët koreanojugorë po largohen nga ndërtesa e parlamentit.
Ushtarët hynë në ndërtesë menjëherë pas shpalljes së gjendjes së luftës nga ana e presidentit.
Deputetët votuan kundër dekretit për gjendje të luftës të cilin e paralajmëroi presidenti Jun Suk Jeol.
Të gjithë 190 deputetët e pranishëm nga gjithsej 300 në Parlament votuan për anulimin e masës. fc/
Fotografia: EPA