• Tuesday, 03 December 2024

Dy persona u vranë në sulmet izraelite në Liban

Dy persona u vranë në sulmet izraelite në Liban

Tel Aviv, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Armata izraelite sulmoi disa caqe në Liban, me çka u vranë dy persona. Ushtria izraelite sot njoftoi se sulmet ishin përgjigje e shkeljes së armëpushimit nga ana e Hezbollahut. 

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se një person është vrarë në zonën jugore Marxhajun. Sipas burimeve libaneze të sigurisë, ai ishte vrarë gjatë sulmit ajror kur ishte goditur një motoçikletë.

Forcat shtetërore libaneze të sigurisë njoftuan se një nga anëtarët e tyre është vrarë në një sulm me dron në Nabatie, në jug të Bejrutit. Sulmi ishte “përshkallëzim i rrezikshëm dhe shkelje flagrante e sovranitetit libanez”, njoftuan forcat e sigurisë. 

Armata izraelite njoftoi se ka sulmuar disa automjete ushtarake të cilat kishin vepruar në zonën e luginës Beka. 

Gjithashtu, njoftoi se e ka sulmuar, siç e quajti, infrastrukturën terroriste në zonën Hermel, e cila përdorej për kontrabandë të armëve në kufirin sirian-libanez. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s