• Tuesday, 03 December 2024

Tramp paralajmëroi falje masive pasi Bajdeni fali djalin e tij, Hanter

Tramp paralajmëroi falje masive pasi Bajdeni fali djalin e tij, Hanter

Nju-Jork, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i sapozgjedhur i Amerikës, Donald Tramp sot paralajmëroi falje masive për të akuzuarit në lidhje me trazirat në Kapitol më 6 janar të vitit 2021, pasi presidenti aktual Xho Bajden fali djalin e tij, Hanter.

"A i përfshin falja që Xho ia dha Hanterit, edhe pengjët J-6, të cilët janë mbyllur për vite?" Një abuzim i tillë dhe drejtësi e gabuar", ka shkruar Tramp në rrjetin e tij social "Truth social".

Tramp në fushatë përmendi falje për më shumë se 1.500 të pandehur, që ende përballen me gjyqin ose tashmë janë dënuar për bastisjen në Kapitol, derisa Kongresi votonte për të konfirmuar fitoren zgjedhore të Bajdenit në vitin 2020.

Ekipi i tranzicionit i Trampit më herët lëshoi ​​një deklaratë ku ashpër kritikon Ministrinë e Drejtësisë, duke premtuar se do të ndryshojë agjencinë federale.

"Gjuetia e dështuar e shtrigave kundër presidentit Tramp ka treguar se Ministria e Drejtësisë, e kontrolluar nga demokratët dhe prokurorët e tjerë radikalë janë fajtorë për përdorimin e sistemit të drejtësisë si armë", theksoi zëdhënësi i Trampit, Stiven Çang në kumtesë.

Sipas tij, sistemi i drejtësisë duhet të rregullohet dhe drejtësia të rikthehet për të gjithë amerikanët, ndërsa, "kjo është pikërisht ajo që do të bëjë Trampi kur të kthehet në Shtëpinë e Bardhë me mandat të madh nga populli amerikan".

Hanter, 54 vjeç, tani i është shmangur dënimit pasi ishte planifikuar të dënohej në rastet e veçanta federale lidhur me armë dhe evazion fiskal më vonë këtë muaj.rq/

Foto: arkiv i MIA-s