Hulumtim i Jejl: Kremlini ka zhvilluar program për migrim të detyruar dhe "rusifikim" të fëmijëve ukrainas
- Aeroplanët dhe resurset nën kontrollin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vlladimir Putin janë shfrytëzuar në programin për përjashtimin e fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës, sipas një raporti nga Shkolla e shëndetit publik pranë Universitetit Jelj e publikuar sot.
- Post By Fami Bajrami
- 16:02, 3 December, 2024
Uashington, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Aeroplanët dhe resurset nën kontrollin e drejtpërdrejtë të presidentit rus Vlladimir Putin janë shfrytëzuar në programin për përjashtimin e fëmijëve nga territoret e okupuara të Ukrainës, sipas një raporti nga Shkolla e shëndetit publik pranë Universitetit Jelj e publikuar sot.
Sipas hulumtimit të mbështetur nga Departamenti i Shtetit, janë identifikuar gjithsej 314 fëmijë ukrainas të cilët u dërguan në Rusi në muajt e parë të luftës në Ukrainë si pjesë e një programi sistematik të financuar nga Kremlini me qëllim për t'i "rusifikuar" ata.
Studiuesi Natanil Rejmond, drejtor ekzekutiv i Laboratorit të hulumtimeve humanitare pranë Universitetin Jejl, paralajmëroi se nesër do t'i paraqesë gjetjet e hulumtimeve para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Rejmond deklaroi se hulumtimi siguron prova për të cilat mbështetin akuzat e Gjykatës penale ndërkombëtare kundër Putinit për "lëvizje me forcë" të fëmijëve nga një grup kombëtar dhe etnik në tjetrin. Ai shtoi se raporti dëshmon se "deportimi i fëmijëve ukrainas ishte pjesë e një programi sistematik të drejtuar nga Kremlini me qëllim që ata të mbeten qytetarë rusë".
Hulumtimi bazohet në të dhënat e marra nga tre bazat e të dhënave të miratimit të qeverisë ruse të tubuara gjatë një periudhe prej mbi 20 muajsh.
"Hulumtimi i Jejl pastaj hartoi logjistikën e supozuar të programit të birësimit dhe financimit dhe konfirmoi identitetin e 314 fëmijëve", tha Rejmond.
Hulumtimi është pjesë e një iniciative të udhëhequr nga Departamenti i Shtetit për të dokumentuar shkeljet e mundshme të ligjit ndërkombëtar dhe krimet kundër njerëzimit nga Rusia dhe forcat të cilat veprojnë në Ukrainë.
Russian presidential aircraft and funds were used in a program that took children from occupied Ukrainian territories, stripped them of Ukrainian identity and placed them with Russian families, according to a report by Yale's School of Public Health https://t.co/7mbF8CWPer 1/6
— Reuters (@Reuters) December 3, 2024
Në raport theksohet se fëmijët ukrainas u dërguan në Rusi, ku iu nënshtruan "propagandës shtetërore dhe të militarizuar" e dokumentuar si "riedukim patriotik". rq/
Foto: arkivi i MIA-s