• Wednesday, 04 December 2024

Jun ka shpallur gjendje të luftës në Korenë Jugore

Jun ka shpallur gjendje të luftës në Korenë Jugore

Seul, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti i Koresë së Jugut, Jun Suk-jeol sot ka shpallur gjendje të luftës, me qëllim për t'u zhdukur "forcat prokoreanoveriore" dhe të mbahet rendi kushtetues.

Koreja e Veriut muajin e kaluar i ka ndërprerë përçuesit elektrikë, të instaluar nga Koreja e Jugut për furnizimin e energjisë elektrike të parkut të mbyllur të përbashkët industrial dhe hodhi në erë disa pjesë të rrugëve që e lidhin me Korenë e Jugut, në veri të linjës demarkuese ushtarake.

Paraprakisht, Koreja e Veriut i ka larguar dritat në rrugë, ka vendosur mina përgjatë rrugëve Xheongi dhe Donge dhe ka sistemuar ushtarë në anën e saj të zonës së demilitarizuar. bsh/

Foto: MIA arkiv