Kryengritësit sirianë vranë gjashtë civilë në granatimin në qytetin Hama
- Të paktën gjashtë civilë e kanë humbur jetën kur kryengritës sirianë granatuan një lagje në qytetin Hama. Kjo është hera e parë që fraksione kryengritëse t'i bombardojnë lagjet e qytetit Hama dhe me këtë rast të vrasin gjashtë civilë dhe të lëndojnë tjerë në lagjen Al Baat, kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut.
- Post By Besnik Shuki
- 16:46, 2 December, 2024
Bejrut, 2 dhjetor 2024 (MIA) - Të paktën gjashtë civilë e kanë humbur jetën kur kryengritës sirianë granatuan një lagje në qytetin Hama. Kjo është hera e parë që fraksione kryengritëse t'i bombardojnë lagjet e qytetit Hama dhe me këtë rast të vrasin gjashtë civilë dhe të lëndojnë tjerë në lagjen Al Baat, kumtoi Observatori sirian për të drejtat e njeriut.
Paraprakisht, forcat e armatës qeveritare siriane publikuan kumtesë, ku thonë se kanë vrarë 400 luftëtarë kryengritës.
"Sulmet e sakta të forcave tona të armatosura, në bashkëpunim me forcat miqësore ruse, vranë më shumë se 400 terroristë, duke përfshirë edhe më shumë shtetas të huaj, gjatë disa orëve të kaluara", thuhet në kumtesë. bsh/
Foto: MIA arkiv