Belgjika është shpallur fajtore për kidnapimin e fëmijëve në Kongo nën pushtetin kolonial
- – Gjykata në Bruksel e urdhëroi shtetin belg të paguajë kompensim për viktimat e ndarjes së detyrueshme të fëmijëve nga raca e përzier nga familjet e tyre nën pushtetin kolonial belg në Kongo.
- Post By Fitore Curri
- 17:54, 2 December, 2024
Bruksel, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Gjykata në Bruksel e urdhëroi shtetin belg të paguajë kompensim për viktimat e ndarjes së detyrueshme të fëmijëve nga raca e përzier nga familjet e tyre nën pushtetin kolonial belg në Kongo.
Gjykata e Apelit në Bruksel e shfuqizoi aktgjykimin e mëparshëm nga viti 2021, njoftoi servisi publik RTBF.
Kidnapimi i fëmijëve nga raca e përzier në Kongo, i organizuar nga shteti belg dhe i kryer me ndihmën e Kishës Katolike, është krim kundër njerëzimit, njoftoi gjykata.
Shteti belg duhet t’i dëmshpërblejë pesë gratë të cilat e ngritën rastin.
Vlerësohet se rreth 20.000 fëmijë nga raca e përzier ishin marrë me dhunë nga familjet e tyre nën pushtetin kolonial belg.
Paditësit, prej të cilëve pesë janë lindur në Kongo ndërmjet viteve 1946 dhe 1950 nga baballarë belg dhe nëna nga Kongo. Ata ishin marrë nga shtëpitë e tyre dhe ishin vendosur me dhunë në jetimore si shumica e fëmijëve nga raca të përziera në atë kohë.
Dokumentet nga arkivat koloniale të prezantuara nga avokatët e paditësve treguan se fëmijët ishin marrë nga nënat e tyre nga fshatrat e tyre të lindjes, me dhunë, kërcënime ose mashtrime, edhe pse as nuk ishin braktisur, as të lënë pas dore, jetimë apo të padëshiruar.
Belgjika e kontrolloi territorin e Republikës Demokratike Kongo nga viti 1908 deri në vitin 1960 dhe Burundin dhe Ruandën nga viti 1922 deri në vitin 1962. fc/
Fotografia: EPA