• Thursday, 19 March 2026

Reshje të lehta të borës në qafat malore, rrugët të kalueshme

Reshje të lehta të borës në qafat malore, rrugët të kalueshme

Shkup, 18 mars 2026 (MIA) - Reshje të lehta bore ka në Kodrën e Diellit dhe Krushevë dhe në qafën malore Strazhë, Bukova dhe Gjavato. Sipas informacioneve nga Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë", të gjitha rrugët janë të kalueshme. 

Komunikacioni po zhvillohet pandërprerë në rrugë të lagështa, ndërsa rekomandohet drejtim i kujdesshëm, veçanërisht nëpër gryka ku janë të mundshme rrëshqitjet e dheut. rq/

Foto: arkivi i MIA-s