• Friday, 20 March 2026

Prenxhov: U miratuan 14 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike

Prenxhov: U miratuan 14 amendamente për Ligjin për Prokurorinë Publike

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Sot Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive zhvilloi debatin për amendamente mbi Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike, një ligj me rëndësi të veçantë për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e besimit institucional. Në frymën e dialogut konstruktiv dhe pjekurisë demokratike, u pranuan 14 amendamente nga të gjitha grupet parlamentare që dorëzuan propozime për përmirësimin e tekstit të ligjit, shkruan kryetari i Komisionit për sistem politik, Lupço Prenxhov, në Fejsbuk, të pulikuar nga VMRO-DPMNE, ndërsa MIA e publikon në formën integrale.

Kjo qasje konfirmon se proceset kyçe reformuese mund dhe duhet të udhëhiqen përmes përfshirjes, me respektimin e qëndrimeve të ndryshme dhe me përgjegjësi të përbashkët ndaj interesit publik.

Si kryetar i Komisionit për sistem politik, veçanërisht më përbën nder që procesi u zhvillua në mënyrë transparente dhe të hapur, me përfshirje të debatit publik dhe me pjesëmarrje aktive të të gjithë aktorëve relevantë.

Në bazë të kësaj qasjeje gjithëpërfshirëse dhe inkluzive, Komisioni i propozon plenumit Ligjin për prokurorinë publike, si rezultat i një debati të thelluar dhe përkushtimit të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës.

Mbetemi të përkushtuar në ndërtimin e institucioneve që funksionojnë në interes të qytetarëve – përmes dialogut, transparencës dhe përgjegjësisë. qa/

Foto: Fejsbuk