• Friday, 20 March 2026

LSDM: Qeveria të pranojë zgjidhjet ligjore për uljen e çmimeve

LSDM: Qeveria të pranojë zgjidhjet ligjore për uljen e çmimeve

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Pasdite u mbajt një takim pune i grupit parlamentar të LSDM-së. Në fokus ishin zgjidhjet e propozuara ligjore të LSDM-së për uljen e çmimeve të karburanteve dhe ushqimeve në kushte krize. Është e papranueshme që çmimet të rriten, ndërsa Qeveria refuzon të rrisë pagat dhe për dy javë të mos ndërmarrë asnjë masë për të mbrojtur standardin e qytetarëve, informon LSDM në një njoftim që MIA e publikon në formën integrale.

Rritja e çmimeve të karburanteve sjell edhe rritjen e çmimeve të produkteve bazë ushqimore, ndërsa kjo do të nënkuptojë rritje të varfërisë dhe rënie të standardit të jetesës.

LSDM ka përgatitur zgjidhje ligjore për uljen e normës së TVSH-së nga 18% në 5% për karburantet, më pas uljen e akcizës për 4 denarë, ligj për heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe ligj për përgjysmimin e çmimeve të pikë pagesave, qeveria duhet t’i pranojë urgjentisht.

Grupi parlamentar i LSDM-së mbetet i përkushtuar ndaj interesit të qytetarëve dhe do të vazhdojë të luftojë për paga më të larta për punëtorët dhe zgjidhje për një standard më të mirë jetese.

Sondazhi i fundit tregon një rënie të paparë të VMRO-së pikërisht për shkak të zhgënjimit të qytetarëve nga gjendja e keqe ekonomike, mungesa e rezultateve, krimi dhe korrupsioni. Tani të gjithëve u është e qartë pse për herë të parë ky sondazh nuk është prezantuar para publikut. Sondazhi i fundit tregon mbështetje për LSDM-në në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe se qytetarët e njohin angazhimin për kthimin në rrugën evropiane të Maqedonisë. qa/

Foto: LSDM