• Friday, 20 March 2026

Aliu: Bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtare Vision, me qëllim avancimin e kapaciteteve në sistemin shëndetësor

Aliu: Bashkëpunim me Universitetin Ndërkombëtare Vision, me qëllim avancimin e kapaciteteve në sistemin shëndetësor

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Vision Academy, me qëllim avancimin e kapaciteteve dhe zhvillimin e zgjidhjeve inovative në shëndetësi.

Në takim, siç njoftoi MSH, ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj, ndërsa me këtë Memorandum vendoset një kornizë për bashkëpunim institucional, e orientuar drejt zhvillimit të burimeve njerëzore, aplikimit të teknologjive bashkëkohore dhe mbështetjes së proceseve për modernizimin e sistemit shëndetësor.

"Të udhëhequr nga nevoja për veprim të përbashkët dhe shkëmbim të njohurive, po e thellojmë bashkëpunimin, ndërsa ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi shëndetësor modern, efikas dhe të qëndrueshëm. Jam i bindur se përmes këtij bashkëpunimi do të sigurojmë kuadro më të përgatitura, zgjidhje inovative dhe shërbime më cilësore për qytetarët", theksoi ministri Aliu.

Nga MSH theksojnë se në fokus të bashkëpunimit është transformimi digjital i shëndetësisë. Përmes aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta do të punohet në përmirësimin e efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore, duke përdorur mjete dhe teknologji moderne digjitale.

"Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve me institucione relevante arsimore dhe teknologjike, si një parakusht i rëndësishëm për zhvillim afatgjatë dhe avancim të sistemit shëndetësor", thuhet në njoftim. qa/

Foto: MSH