• Friday, 20 March 2026

Aksioni i MPB-së nën udhëheqjen e prokurorit të PTHP-së për shkak të dyshimit për ryshfet

Aksioni i MPB-së nën udhëheqjen e prokurorit të PTHP-së për shkak të dyshimit për ryshfet

Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Është duke u zhvilluar një aksion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e një prokurori publik të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale me natyrë korruptive, konfirmuan nga MPB.

Më herët, disa media, duke u thirrur në burime nga hetimi, raportuan se një drejtor i një institucioni shtetëror është arrestuar sonte, nën dyshimin për marrje ryshfeti. Siç thuhet, bëhet fjalë për drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s