Gjermania e përforcon praninë në Atlantikun e Veriut
- – Gjermania e forcon praninë detare në Atlantikun e Veriut që të lehtësojë presionin ndaj aleatëve të saj, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë vizitës së tij në Singapor.
- Post By Fitore Curri
- 19:36, 24 March, 2026
Singapor, 24 mars 2026 (MIA) – Gjermania e forcon praninë detare në Atlantikun e Veriut që të lehtësojë presionin ndaj aleatëve të saj, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius gjatë vizitës së tij në Singapor.
Pasi Mbretëria e Bashkuar po ripozicionon shkatërruesin e saj “HMS Dragon” në Mesdhe, fregata gjermane “Sachsen” do të vendoset si anija kryesore e task forcës së përhershme të NATO-s, shtoi Pistorius.
Funksionari gjerman tha se për këtë ka biseduar me homologun e tij britanik, Xhon Hilli.
Gjithashtu, marina gjermane do të dërgojë edhe një fregatë, „Brandenburg“, në Atlantikun e Veriut.
Kjo konsiderohet si përgjigje e aktiviteteve ushtarake ruse në rajon, edhe pse nuk janë bërë të ditura detaje zyrtare, transmetoi DPA.
Mbretëria e Bashkuar e shpërndau “HMS Dragon“ në Mesdheun lindor për shkak të situatës në kulmin e luftës izraelite-amerikane kundër Iranit. Pas sulmit me dron mbi bazën britanike në Qipro, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca e përforcuan praninë e tyre në rajon. fc/
Foto: EPA