• Wednesday, 25 March 2026

Erdogani thotë se Turqia punon në vendosjen e paqes në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Erdogani thotë se Turqia punon në vendosjen e paqes në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit

Ankara, 24 mars 2026 (MIA) – Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë të punojë me të gjitha burimet e saj që të vendosë paqe në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, për të cilën tha se i ka goditur ekonominë turke dhe gjithë botën. 

Erdogani, siç transmetoi “Al xhezira” gjithashtu, tha se qeveria ka shqyrtuar masa të ndryshme për mbrojtje të ekonomisë nga lufta, e cila e kaploi rajonin dhe shkaktoi rritje të madhe të çmimeve të energjisë. 

Në të njëjtën kohë, agjencia Anadollia informoi se Erdogani ka thënë se Turqia përgjatë konfliktit aktual në Lindjen e Mesme menaxhon me kujdes dhe mençuri, duke ruajtur vëllazërinë dhe marrëdhëniet fqinjësore. 

“Nuk biem në kurthet të cilat na janë vendosur”, tha Erdogani në fjalimin pas mbledhjes së kabinetit në Ankara, duke theksuar se Turqia është “e vendosur të qëndrojë anash unazës së zjarrit”. 

“Njëzetë e pesë ditët e kaluara treguan se, edhe pse kjo është luftë izraelite, e gjithë bota e paguan çmimin; kjo është luftë për mbijetesë të Netanjahut, por shpenzimet i bartin tetë miliardë njerëz”, tha ai. 

“Qëndrimi i pakompromis, maksimalist dhe radikal i Izraelit nuk duhet të minojë zgjidhjet diplomatike”, theksoi presidenti turk. fc/

Foto: EPA