Modi dhe Trampi biseduan për qetësimin e situatës nga lufta në Lindjen e Mesme
- – India e mbështet qetësimin e situatës në luftën në Lindjen e Mesme dhe vendosjen e paqes sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi sot kryeministri Narendra Modi.
- Post By Fitore Curri
- 16:58, 24 March, 2026
Uashington/Nju Delhi, 24 mars 2026 (MIA) – India e mbështet qetësimin e situatës në luftën në Lindjen e Mesme dhe vendosjen e paqes sa më shpejtë që është e mundur, deklaroi sot kryeministri Narendra Modi.
Kryeministri indian shkroi në Iks se ka pasur “bisedë të dobishme me presidentin amerikan Donald Tramp për situatën në Azinë Perëndimore”.
“Sigurimi se Ngushtica e Hormuzit mbetet e hapur, e sigurt dhe e kapshme është me rëndësi kyçe për gjithë botën”, shkroi Modi.
“U pajtuam të mbetemi në kontakt në lidhje me përpjekjet për paqe dhe qëndrueshmëri”, shtoi ai. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s