• Wednesday, 25 March 2026

Britania e Madhe do të kryesojë koalicionin për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

Britania e Madhe do të kryesojë koalicionin për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

Londër, 24 mars 2026 (MIA) – Marina mbretërore e Mbretërisë së Bashkuar do ta kryesojë “Koalicionin Hormuz” për rihapje të rrjedhës kyçe, informoi “Tajms”. 

Britania e Madhe do të dërgojë anije për pastrimin e minave bashkë me marinën amerikane dhe franceze, deklaruan përfaqësues britanikë për median. Disa prej atyre anijeve mund të jenë autonome. 

Mbretëria e Bashkuar, gjithashtu, ofroi të jetë nikoqire e samitit për më shumë se 30 kombe të cilat nënshkruan deklaratë të përbashkët duke ofruar “përpjekje adekuate” për sigurimin e komunikacionit detar, transmeton Politiko. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s