• Wednesday, 25 March 2026

Trampi: Lufta është fituar, Irani u pajtua të heqë dorë nga programi i tij bërthamor

Trampi: Lufta është fituar, Irani u pajtua të heqë dorë nga programi i tij bërthamor

Uashington, 24 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp sot bisedoi me gazetarët në Dhomën Ovale për luftën në Iran, informon Bi-bi-si. 

Media vëren se e vetmja çështje që nuk u ngrit ishte vendosja e mundshme e trupave amerikane në Iran. Një orë para paraqitjes së Trampit, disa agjenci lajmesh raportuan se Pentagoni ishte afër finalizimit të një urdhri për të dërguar mijëra trupa amerikane në Iran. Por Trampi nuk u pyet për vendosjen e mundshme të trupave, dhe as ai vetë nuk e përmendi atë.

Trampi tha se SHBA-ja po negocion për fundin potencial të luftës me Iranin dhe se, si pjesë e tyre bisedimeve, Irani ishte pajtuar të heqë dorë nga programi i tij bërthamor. Irani ende nuk u është përgjigjur akuzave. 

Trampi tha se administrata e tij “bisedon me njerëzit e duhur” në Iran dhe “ata të dëshpëruar duan të lidhin marrëveshje”. Ai gjithashtu tha se nënpresidenti Xhej Di Vens dhe sekretari shtetëror Marko Rubio janë përfshirë në diskutime. 

Ai i përsëriti akuzat e thëna paraprakisht, se Irani nuk ka marinë tjetër, liderë ose radar dhe e quajti operacionin amerikan “sukses të madh”. 

Presidenti amerikan tha se regjimi iranian është pajtuar se asnjëherë nuk do të ketë armë bërthamore. Ai gjithashtu tha se sulmet ndaj Teheranit sollën “ndryshim të regjimit”. 

Në pyetjen e gazetarëve se me kë po negocionin ekipet e tij në Iran, ai tha: “Ne vramë të gjithë udhëheqjen e tyre, dhe pastaj ata u mblodhën për të zgjedhur udhëheqës të rinj dhe ne i vramë të gjithë... Tani kemi një grup të ri... le të shohim se si do të tregohen”.

Trampi theksoi se sulmet amerikane – izraelite sollën “ndryshimin e regjimit”, por paralajmëroi se “nuk i beson askujt”. 

Në pyetjen sa shpreson se marrëveshja paqësore me Iranin do të funksionojë, Trampi u përgjigj: “Kjo luftë është fituar”. 

Duke i komentuar vendet e Gjirit Persik gjatë kohës së luftës në Iran, ai tha se EBA ishin “të shkëlqyera”, ndërsa edhe Katarin e përshkroi si të “shkëlqyer”. fc/

Foto: EPA