• Wednesday, 25 March 2026

Trampi: Irani i dha SHBA-së dhuratë të vlefshme "një ton para", në lidhje me naftën, gazin dhe Hormuzin

Trampi: Irani i dha SHBA-së dhuratë të vlefshme

Uashington, 24 mars 2026 (MIA) – Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se Irani i ka dhënë “dhuratë” të vlefshme “shumë të madhe parash” në lidhje me Ngushticën e Hormuzit dhe çështjet për naftën dhe gazin. 

Në pyetjen e gazetarëve në Dhomën Ovale pse ju beson iranianëve, ai së pari insistoi në atë se nuk i beson askujt, para se të zbulojë: “Ata dje bënë diçka që ishte e pabesueshme – na dhanë dhuratë... e cila mbërriti sot”. 

“Ajo ishte dhuratë shumë e madhe në vlerë prej një shume të madhe parash, dhe nuk do tu them çka është ajo dhuratë, por ajo ishte dhuratë shumë e rëndësishme”, tha Trampi. 

“Ata na e dhanë dhe thanë se do ta jepnin. Kjo do të thoshte një gjë për mua: (se) ne po punojmë me njerëzit e duhur... Ata janë të vetmit (që) mund ta bënin këtë”, deklaroi Trampi, transmetoi Tajm of Izrael. 

"Nuk lidhej me energjinë bërthamore, por me naftën dhe gazin", shtoi ai kur u pyet për të sqaruar natyrën e dhuratës.

Në pyetjen nëse dhurata ka lidhje me Ngushticën e Hormuzit, Trampi u përgjigj: “Po”. Në pyetjen nëse SHBA-ja do ta kontrollojë Hormuzin pas luftës, Trampi tha: “Do të kemi kontroll mbi çdo gjë që duam”. 

“Mendoj se do ta përfundojmë (luftën)”, shtoi ai. 

Presidenti amerikan bëri shaka se kur i tha ministrit të mbrojtjes dhe shefit të ushtrisë se mendonte që lufta me Iranin do të zgjidhej së shpejti, të dy “ishin të mërzitur sepse donin të vazhdonin luftën”. fc/

Foto: EPA