• Wednesday, 25 March 2026

Rubio do ta prezantojë strategjinë për luftë me Iranin në takimin e G7

Rubio do ta prezantojë strategjinë për luftë me Iranin në takimin e G7

Uashington, 24 mars 2026 (MIA) – Sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio do të udhëtojë në Francë këtë javë që të bëjë përpjekje t’i bindë aleatët e G7 në korrektësinë e strategjisë ushtarake kundër Iranit. 

Rubio do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të G7 në afërsi të Parisit të premten “që t’i avancojë interesat kyçe të SHBA-së” dhe të bisedojë për problemet e përbashkëta të sigurisë dhe mundësitë për bashkëpunim”, njoftoi ministria. 

“Sferat në fokus do të përfshijnë luftën ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, situatën në Lindjen e Mesme dhe kërcënimet për paqen dhe qëndrueshmërinë në mbarë botën”, thuhet në kumtesë. 

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp, deklaroi dje se përfaqësues të SHBA-së dhe Iranit biseduan, por Irani zyrtar e mohoi këtë. 

Gati se të gjitha vendet e G7, Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia, reaguan me gjakftohtësi për operacionin ushtarak të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit dhe refuzuan të marrin pjesë në të. fc/

Foto: EPA