Ilir Meta mbetet në paraburgim, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën dhe garancinë e ofruar prej 50 milionë lekë
- – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e refuzoi kërkesën e ish presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili kërkoi arrest shtëpiak dhe lirim urgjent, duke ofruar edhe garanci prej 50 milionë lekëve (mbi 50 mijë euro).
- Post By Fitore Curri
- 19:13, 24 March, 2026
Tiranë, 24 mars 2026 (MIA) – Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e refuzoi kërkesën e ish presidentit shqiptar Ilir Meta, i cili kërkoi arrest shtëpiak dhe lirim urgjent, duke ofruar edhe garanci prej 50 milionë lekëve (mbi 50 mijë euro).
Meta, i cili sot e feston ditëlindjen e 57-të nuk mori pjesë në seancën gjyqësore, por vetëm avokati i tij Kujtim Çakrani.
“I luta gjykatësit t’ia japin lirinë e ditës në ditëlindjen e tij. Beteja jonë nuk përfundon këtu, do të vazhdojmë, do të presim edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Meta nuk u paraqit sot, e humbi besimin në gjykatë, dëshiron vetëm përballje sipas thelbit. I prezantova kërkesat e mija”, deklaroi avokati Çakrani.
Ai është i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, por avokati shpreson se një ditë do të lirohet.
Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Meta, i cili është lider aktual i Partisë opozitare të Lirisë, ishte arrestuar më 21 tetor të vitit 2024, prej kur është në paraburgim.
Shef i shtetit shqiptar ishte në periudhën prej 24 korrik 2017 deri 24 korrik 2022. fc/
Foto: Fejsbuku i Metës