• Sunday, 02 February 2025

Zelenski: Rusia vetëm këtë javë ka kryer mbi 1.400 sulme ajrore

Zelenski: Rusia vetëm këtë javë ka kryer mbi 1.400 sulme ajrore

 Kiev, 2 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski  i ka bërë një tjetër apel Perëndimit për mbështetje urgjente shtesë pasi Rusia gjatë kësaj jave përsëri ka kryer mbi 1.400 sulme ajrore në vendin e tij,  raportoi sot DPA.

"Rusia çdo ditë po e sulmon Ukrainën me dronë, raketa dhe bomba", tha ai sot në një deklaratë në kanalin e tij në platformën e komunikimit Telegram.

 Rusia gjatë javës së kaluar ka sulmuar Ukrainën me rreth 50 raketa, pothuajse 660 dronë dhe më shumë se 760 bomba lundrimi, tha ai.

 "Rusia nuk do të qëndrojë më vete. Bota duhet ta detyrojë atë të ndalojë këtë agresion brutal dhe të paprovokuar", tha Zelenski.

 "Forcimi i mbrojtjes sonë është absolutisht i nevojshëm. Na duhet për mbrojtje më e mirë: sisteme të mbrojtjes ajrore, armë me rreze të gjatë dhe presion sanksionesh", shtoi ai.

Foto: X