Rute: Shpenzimet e mbrojtjes të anëtarëve të NATO-s do të jenë dukshëm mbi dy përqind
- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se kuotat e ardhshme të shpenzimeve të mbrojtjes për anëtarët e Aleancës do të jenë dukshëm mbi dy për qind nga prodhimi i brendshëm bruto (PBB), njoftuan sot mediat gjermane.
- Post By Sara Ademi
- 14:23, 2 February, 2025
Bruksel, 2 shkurt 2025 (MIA) - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, tha se kuotat e ardhshme të shpenzimeve të mbrojtjes për anëtarët e Aleancës do të jenë dukshëm mbi dy për qind nga prodhimi i brendshëm bruto (PBB), njoftuan sot mediat gjermane.
"Velt" raporton qëndrimin e tij se një vendim për këtë do të merret në muajt në vijim.
Rute tha se partnerët e NATO-s do të vendosin për detajet specifike të kësaj çështje në muajt në vijim, duke pasur parasysh, mbi të gjitha, mbajtjen e samitit të ardhshëm të Aleancës në qershor në Hagë.
Sipas gazetës gjermane, diplomatët presin që në samit të ketë kundërshtim të fortë për ndarjen e 3 deri në 3.5 për qind të PBB-së për mbrojtjen, prandaj Rute bëri thirrje për solidaritet më të madh midis anëtarëve të NATO-s.
"NATO duhet të jetë unike si aleancë. Megjithatë, barra duhet të ndahet në mënyrë të barabartë midis Evropës, Kanadasë dhe SHBA-së, në mënyrë që amerikanët të mos paguajnë shumë dhe ne të paguajmë shumë pak, tha ai.
Në të njëjtën kohë, Rute i bëri thirrje Gjermanisë që të rrisë shpenzimet e mbrojtjes si dhe prodhimin e armëve, duke theksuar se vendi duhet të bëjë më shumë, edhe pse ka dhënë kontribut të rëndësishëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Ai iu referua gjithashtu mbështetjes ushtarake të Berlinit për Kievin, e cila është e një rëndësie vendimtare, si dhe hapjes së fundit të një baze ushtarake gjermane në Lituani për të mbrojtur rajonin e Baltikut nga Rusia.
"Duke pasur parasysh madhësinë e ekonomisë gjermane, ne duam që ajo të bëjë edhe më shumë", tha Rute, duke shtuar se NATO duhet të përgatitet për luftë. sa/
foto: Arkivi i MIA-s