Netanjahu niset për në SHBA si lideri i parë i huaj i cili do të takohet me Trampin
- Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot u nis për në SHBA si lider i parë i huaj i cili do të takohet me Donald Trampin pas kthimit të presidentit amerikan në detyrë.
Tel Aviv, 2 shkurt 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu sot u nis për në SHBA si lider i parë i huaj i cili do të takohet me Donald Trampin pas kthimit të presidentit amerikan në detyrë.
Vizita e tij vjen në një kohë kur po mbahet një armëpushim i brishtë midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë dhe midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Të dy grupet militante mbështeten nga Irani.
Para se të ngjitet në fluturimin e tij, Netanjahu tha se me Trampin do të bisedojnë për "fitoren mbi Hamasin, lirimin e të gjithë pengjeve tona dhe trajtimin e boshtit iranian të terrorizmit".
Gjatë mandatit të tij të parë, Tramp deklaroi se Izraeli "nuk ka pasur kurrë një mik më të mirë në Shtëpinë e Bardhë".
"Mendoj se kjo (vizita) është një dëshmi e forcës së aleancës izraelito-amerikane", tha ai.
Pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, paraardhësi i Trampit, Xho Bajdeni e mbajti mbështetjen ushtarake dhe diplomatike për Izraelin.